Lufta/ Mijëra njerëz bllokohen në zonën pranë termocentralit bërthamor, Rusia dhe Ukraina akuza të ashpra në OKB. Fajësojnë njëra-tjetrën për sulmin

Mar 4, 2022 | 19:49
SHPËRNDAJE

Mijëra njerëz që jetojnë në zonën pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë nuk janë në gjendje të evakuohen për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse. Duke folur në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë se po gënjen për marrjen e centralit më të madh bërthamor të vendit.

United Nations Ukraine Tensions

Ndërkaq, më herët Ministria ruse e Mbrojtjes ka fajësuar për sulmin gjatë natës në vendin e uzinës së Zaporizhzhia diversantët ukrainas, të cilin e ka quajtur atë një “provokim monstruoz”. Por akuzat janë kundërshtuar menjëherë nga ngjarjet e ndodhura një natë më parë, ku Ukraina ka deklaruar se ishin forcat ruse që sulmuan centralin në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi pesë-katësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura