Lufta me policinë në Fier/ Ja foto e viktimës, kush mbeti i vrarë dhe i plagosur

Mar 23, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Identifikohet edhe viktima e shkembimit te zjarrit me policine ne Fier, qe nderhyri pas alarmit per nje tentative grabitjeje ne banesen e familjes Muca.

Gazetarja e “Panorama” raporton se viktima eshte identifikuar si shtetasi Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan.

Xhuljano është personi në foton më poshtë:

viktima fier2 viktima fier1

Ardi Muca
Ardi Muca

Me heret u njoftua se ishte identifkuar edhe grabitesi i dyte qe mbeti i plagosur, shtetasi  Arben Mucaj.

Arben Muca
Arben Muca

Mesohet se ai ndodhet ne gjendje kritike ne spitalin e Fierit dhe policia pret mundesine per nje deshmi, qe te hedhe drite mbi ngjarjen dhe autoret e tjere.

Policia-e-Fierit

Nderkohe qe BW rapoton se pjese e grabitjes kane qene dy vellezer, Arben dhe Ardi Muça, nga Puka me banim ne Ndroq, i pari qe mbeti i plagpsur dhe tjetri ne arrati. Bashke me ta ka qene edhe kunati i tyre, emer qe ende nuk saktesohet se kush eshte.

Ngjarja ka ndodhur ne Fier, nderkohe qe sipas te dhenave te para policia ben me dije se perplasja erdhi pas nderhyrjes se uniformave blu, ne ndihme te nje familje qe kishte dhene alarmin per grabitje.

Policia ben me dije se “në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës”.

Ne kohen qe ka nderhyre policia, autoret kane hapur zjarr ndaj saj. Per pasoje policia ka reaguar po me arme dhe nje nga autoret ka mbetur i vdekur dhe tjetri u plagos.

Informacion paraprak
Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.

Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.

Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura