Lufta kundër krimit në Europë, Balliu në Parlamentin Bavarez: Garantova përkushtimin e opozitës, për rikthimin e institucioneve në vend

Feb 14, 2020 | 14:52
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka qenë i pranishëm në një organizim të CSU në Gjermani, ku është diskutuar për sigurinë dhe luftën kundër krimit në Europë.

Me një shënim në facebook, Balliu bën me dije se gjatë diskutimeve, garantoi përkushtimin e opozitës për “rikthimin e institucioneve në vend”.

86421176_2449376075392196_891492278432956416_n

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të isha pjesë e një organizimi të CSU në Gjermani, në Parlamentin Bavarez, ku diskutuam për sigurinë dhe luftën kundër krimit në Europë. Diskutimi ishte mes miqve të Shqipërisë, me zotin Manfred Ëeber kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane, me Ambasadorin e SHBA në Gjermani Richard Grenell, me Ministrin e Brendshëm Zoti Joachim Harrman, ZV Presidentin e Komisionit Van Ser Leyen si dhe zotin Margaritis Schinas.

Gjatë diskutimit garantova përkushtimin total të Opozitës shqiptare për të punuar për rikthimin e institucioneve demokratike, legjitimitetin e tyre por dhe aksionin tonë të pandalshëm kundër lodhjes së politikë me krimin dhe korrupsionin.

Gjithashtu një çështje që mori vëmendje të madhe ishte dhe domosdoshmëria e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe angazhimi për të luftuar influencën në rritje të Rusisë në Ballkan.

Por është detyra jonë që të rikthejmë legjitimitetin institucioneve duke filluar me plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që çojnë vendin në zgjedhje të parakohshmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura