Luan Rama takon ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Robertson: Krimi më i madh që mund të bëjnë politikanët, është …

Sep 10, 2018 | 17:40
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka takur në Londër ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordin Robertson.

Ne nje postim te bere ne Faecbook, Rama shprehet se “gjatë bisedës me Lordin Robertson, ai u interesua për zhvillimet në Shqipëri dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon”.888e88be-981e-4070-9502-49af44558ba2

Postimi i plote i Luan Rames:

Lordi Robertson: “Krimi më i madh që mund të bëjnë politikanët, është të neglizhojnë rreziqet!”

Ishte një kënaqësi e madhe për mua të takoja sërish pas 16 vjetësh një mik të vyer të Shqipërisë, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordin Robertson, me të cilin kam patur fatin të kem një bashkëpunim shumë të mirë gjatë periudhës kur shërbeja si Ministër i Mbrojtjes në vitin 2002, në qeverinë e Kryeministrit Pandeli Majko.
I ftuar për të folur në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor ku bashkë me kolegen Mimi Kodheli përfaqësojmë Kuvendin e Shqipërisë, Lordi Robertson nënvizoi idenë se është shumë e rëndësishme të nxjerrim mësim nga e kaluara dhe të mos heqim dorë nga përvojat e suksesshme të së shkuarës. Praktika kur një gjeneratë e re politike që vjen në qeverisje, e fillon çdo gjë nga zeroja, është e gabuar dhe e dëmshme, theksoi ai.
Ndërkaq, nga fjala e Lordit Robertson dua të veçoj në ligjëratë të drejtë shprehjen: “Krimi më i madh që mund të bëjnë politikanët, është të neglizhojnë rreziqet!”
Gjatë bisedës me Lordin Robertson, ai u interesua për zhvillimet në Shqipëri dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura