LSI paralajmëron Veliajn: S’ta japim votën për çmimin e ujit nëse…

Jul 26, 2017 | 13:59
SHPËRNDAJE

LSI ka paralajmëruar sot kryebashkiakun Veliaj për votën kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

keshilli bashkiakNë një deklaratë për mediat, këshilltarja e LSI-së, Erjona Bixha tha se LSI do të bashkojë votat me PS-në në këshill për çmimin e ujit të pijshëm nëse realizohen 3 pika.

“Votën tonë sot në këshillin bashkiak të Tiranës, në bazë të realizimit të këtyre pikave:

  1. Të merren masa për prerjen e lidhjeve të paligjshme që u bëhen disa bizneseve klienteliste
  2. Të përjashtohen nga rritja e çmimit të ujit të pijshëm pensionistët dhe familjet në nevojë.
  3. Të vendosen çmime diferenciale për bizneset, që tarifat të jenë të ndryshime për fabrikat dhe baret.

Sa i përkët koncesioneve të shkollave, ne jemi kundër çdo koncesioni. Nëse nuk reflektohen këto vendime, atëherë nuk e japim votën”, tha Bixha.

Nëse LSI bashkon votat me PD-në kundër PS-së, atëherë nisma e bashkisë nuk kalon.

DEKLARATA E PLOTE

Me angazhimin e përgjegjshëm e të pa ndryshueshëm në mbrojtje të interesit të qytetareve,

Me vendosmërinë për të qenë zëdhënës të interesit publik dhe në koherencë me qëndrimin e LSI-së si forcë politike konstruktive;

Për të garantuar një vendimmarrje të drejtë, ligjore e transparente dhe funksionale;

Grupi i këshilltarëve të LSI do të vazhdojë t’i qëndrojë fort idesë se çështja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë nuk mund të mbetet peng i interesave të vogla apo të mëdha të asnjë individi, biznesi të lidhur me politikën apo qoftë edhe e ndonjë partie politike. Ne jemi të qartë dhe të prerë në qëndrimin tonë që është kryekëput në mbështetje të interesit të qytetarëve të Tiranës. Për këtë e kushtëzojmë votën tonë me këto pika:

a). Të merren masa urgjente për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe furnizimin preferencial që i bëhet disa bizneseve për të luftuar informalitetin dhe për të rritur masën e faturimeve si mundësia reale për të rritur të ardhurat, me parë se të mendohet për rritjen e çmimit.

b). Të përjashtohen nga vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm të gjitha familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike si dhe të gjitha familjet e pensionistëve;

c). Të vendosen çmime të diferencuara për bizneset, në varësi të aktivitetit që ato kryejnë, me qëllim që konsumatorët e mëdhenj të ujit të pijshëm si fabrikat e birrës, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, të qumështit, të mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, të mos kenë të njëjtat tarifa me baret, kafenetë apo zyrat e shërbimit me më pak se 5 punonjës!

d). Përsa i përket vendimit për dhënien me koncesion të ndërtimit të shkollave, ripërserisim qëndrimin tonë se jemi kundër çdo lloj koncesioni. Jo vetëm në nivel lokal dhe në atë qendror.

Nëse këto propozime të LSI-së nuk reflektohen në projektvendimin e mbledhjes së këshillit bashkiak, grupi i këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak të bashkisë së Tiranës, nuk do të jetë pjesë e vendimmarrjes në dëm të interesit të qytetarëve të Tiranës!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura