LSI, Erisa Xhixho zgjidhet kryetare e KDK-së

Oct 31, 2012 | 15:35
SHPËRNDAJE

TIRANË- Erisa Xhixho është zgjedhur kryetare e Komitetit Drejtues Kombëtar në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pas një votimi elektronik, nisur ne mesditë, komisioni ka nxjerrë përfundimet për të gjithë garuesit.

Xhixho u zgjodh në krye të KDK me 220 vota, ndërkohë që Petrit Vasili u zgjodh nënkryetar i KDK-së.  Në vendin e sekretarit të përgjithshëm do të jetë Luan Rama. Kreu i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi procesin si tejet transparent, ndërkohë që votimin elektronik shumë efektiv dhe në përputhje me sloganin e partisë, “Të ecim më shpejt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura