LSI akuzon deputetët e PS-së të Vlorës për prishjen e paktit në Përmet

Oct 9, 2015 | 12:20
SHPËRNDAJE

Megjithëse në Tiranë flitet për një paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, në bazë nuk duket e njëjta gjë.

Rasti më i fundit i përplasjes së dy partive kryesore të koalicionit qeverisës është zgjedhja e sekretarit të këshillit bashkiak të Përmetit.

bashkia e permetit
Burime zyrtare bëjnë të ditur se përplasja mes PS e LSI nisi disa javë më parë kur do të votohej kryetari i qarkut të Gjirokastrës dhe që sipas marrëveshjes i takonte PS-së.

LSI në momentin e fundit mbështeti një kandidat të PS-së, por që ishte ‘i pëlqyeri’ i kësaj force politike duke e votuar.

Si hakmarrje PS-ja prishi marrëveshjen për sekretarin e këshillit bashkiak të Përmetit.

Paraprakisht ishte vendosur që do të votohej Ilia Furiqi i LSI-së, ndërkohë që sot PS-ja nxorri kandidatin e saj Veli Mehmeti.

Në votim Mehmeti mori 14 vota (ku njëra ishte e PD-së) dhe Furiqi mori 5 votat e LSI-së.

Pas përçarjes së të majtës në ka reaguar edhe dega e LSI-së, e cila bën të ditur se pakti për sekretarin e Këshillit Bashkiak të Përmetit u prish me urdhër të deputetëve të PS nga Vlora.

“Nuk ka asnjë prishje të koalicionit midis forcave të majta ne Permet por prishja e koalicionit ka ardhur e urdheruar nga deputetet e Vlores te cilet ne kundershtim me deshiren e anetareve te keshillit te PS ne Bashkinë Permet kane vendosur rrezimin e kandidatures konsesuale te ASHE z. Ilia Puriqi”, tha kreu i LSI në Përmet, Elton Ismaili.

Sipas tij “Ilia Puriqi kandidatura e LSI sipas marrëveshjes brenda ASHE u propozua nga kryetari i grupit te PS i cili beri propozimin por bashke me grupin socialist votuan kunder kandidatures se ASHE, kjo me urdher te deputeteve socialist te Vlores te cilet urdheruan bashkimin e votave PD+PS per te nxjerr fitues kandidaturen e pavarur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura