LSDM: VMRO-ja po tregon mosnjohje elementare të financave

Aug 17, 2017 | 13:23
SHPËRNDAJE

VMRO-DPMNE, partia që 11 vite në mënyrë të pakontrolluar i ka futur në borxh qytetarët për realizimin e interesave kriminale, nuk mund të pajtohet me faktin që Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon me përgjegjësi, pastërti dhe transparencë në interes të qytetarëve, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së.

lsdm

“Me akuzat boshe për harxhimin e rezervave devizore, VMRO-DPMNE tregoi një mosnjohje elementare për menaxhimin e financave sepse bëhet fjalë për pagesë përmes llogarisë së vetme shtetërore të kreditimit dhe këstet e mbetura nga borxhet e vjetra. Përmes punës së përgjegjëshme dhe transparente, Qeveria e udhëhequr nga LSDM e ka paguar borxhin ndaj Dojçe Bankës në vlerë prej 77.3 milion euro, ndërsa borxhin publik e ka ulur për 31.4 milion euro në krahasim me tremujorin e parë.

VMRO-DPMNE në nuk mund të pajtohet me ndryshimin që po bëhet në menaxhimin e parasë publike. Për dallimin nga sjellja e papërgjegjëshme e VMRO-DPMNE-së, kur paratë nga huamarrjet e shtrenjta dhe të pakontrolluara janë harxhuar në tenderë kriminalë, palma, barok dhe përmendore, sot, paratë e qytetarëve shfrytëzohen për pagë minimale më të lartë, për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të falimentuar, për vende të reja punë dhe për ndihmë më të madhe për ndërmarrjet vendore”, thuhet në komunikatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura