Lori Hoxha ‘dëbon’ Luanën nga Top Channel, ja çfarë thotë 21-vjeçarja

Jun 5, 2015 | 17:20
SHPËRNDAJE


U përfol në disa media se trashëgimtarja e Top Media, Lori Hoxha ishte konfliktuar me prezantuesen bjonde Luana Vjollca dhe Hoxha do e përjashtonte nga Top Channel.

Sipas zërave, Lori nuk e  duronte faktin se Luana përdorte televizionin e saj për të promovuar veten dhe për të marrë famë.

Dhe pasi faqja zyrtare e Top Channel bëri një postim ku shkruhej se donin një prezantuese moti, situata u bë më ‘serioze’ duke treguar se Luana nuk do ishte më prezantuesja e kësaj rubrike.

Por gjërat janë sqaruar pak a shumë kur ditën e djeshme Lori ka postuar një foto me prezantuesen duke shkruar “Kombinim rrobash me këtë bishën”.

Teksa edhe vetë Luana ka bërë ‘share’ foton e saj me Lorin dhe postimin e Top Channel ku kërkonin një prezantuese, do të thotë se nuk ka asnjë inat mes vajzash por gjërat janë ndarë me marrëveshje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura