Loredana Zefi reagon për herë të parë, sqaron si qëndron e vërteta e rikthimit me Mozzik: Kuptuam se nuk mund të kemi një…

Aug 28, 2021 | 8:55
SHPËRNDAJE

Pas shumë thumbave në rrjete sociale, Loredana Zefi ka folur për herë të parë për marrëdhënien që ka me ish-partnerin e saj, Mozzik. Ditën e djeshme, këngëtarja publikoi në lloogarinë e saj në Instagram një foto, në të cilën shihet krah Mozzik.

loredana zefi, mozzik (2)

Krahas saj, reperja sqaroi të gjithë ndjekësit se ndonëse kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin së fundmi, ajo dhe Mozzik nuk mund të kenë “një lidhje të shëndetshme” bashkë. Megjithatë, artistja shprehet se është shumë e lumtur që ish-partneri i ka dhuruar dhuratën më të bukur në jetë, vajzën e tyre, Hanën.

loredana zefi

Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme.

Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira.

loredana zefi, mozzik (6)

Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet.

Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe.

mozzik loredana zefi (1)

Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.”-  ishte shpjegimi që Zefi bëri në rrjetin social, duke i dhënë fund një herë e mirë aludimeve se është rikthyer me Mozzik apo se është zënë me të.

loredana zefi, mozzik (3) loredana zefi, mozzik (4) loredana zefi, mozzik (5) loredana zefi mozzik (4) mozzik loredana zefi (4) loredana zefi, mozzik (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura