Lokali i prostitucionit/ ‘Mat’ Rolanda 60-vjeçare, pronarja që siguronte edhe klientët

Sep 21, 2017 | 14:40
SHPËRNDAJE

Perfundon ne pranga nje grua 60-vjecare, e cila siguronte kliente për ushtrim prostitucioni duke vënë në dispozicion lokalin e vet.

panorama-lajm-i-fundit1122

Policia e Tiranes ben me dije se ka arrestuar shtetasen Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë, me akuzen e “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Nderkohe qe procedohet në gjëndje të lirë një 46 vjeçare dhe një 40 vjeçar për prostitucion.

“Arrestimi i 60-vjecares u krye pasi, në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç”-njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M., parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura