Lojërat e fatit, tani te ish-Uzina e Autotraktorëve

Aug 31, 2012 | 12:10
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese

TIRANE- Ish- Uzina e Autotraktoreve do te mbledhe ne nje vend te vetem lojerat e fatit te kryeqytetit. Ky eshte vendi qe ka perzgjedhur grupi i punes, ne Bashkine e Tiranes, pasi ka marre ne shqyrtim te kater variantet e propozuara.

Zonat që u pane si opsionet më të mundshme ishin Bregu i Lumit, Yzberishti, Uzina e Autotraktorëve dhe Tufina.

Grupi i punës, drejtohej nga kryebashkiaku Basha,  dy zv/kryetarët, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtoresha e Tatim-Taksave.

“Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak vendosjen e një tarife të veçantë, e cila mund të arrijë në 50% të xhiros për lojërat e fatit”, ka bere me dije me heret Bashkia e Tiranës.

Aktualisht, brenda territorit që administron ky institucion, ushtrojnë aktivitet 56 njësi qendrore, kazino elektronike dhe baste sportive, të cilat kanë 1012 salla lojërash.

Taksat

Niveli i taksës së përkohshme të lojrave të fatitaplikohet i diferencuar, sipas ndarjes zonale të hartës së qytetit të Tiranës.Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës deri në datën 31.03.2013 është si më poshtë:
– Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 1.000 lekë/m2;
– Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 700 lekë/m2;
– Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 500 lekë/m2;

Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës pas datës 31.03.2013 është si më poshtë:
– Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 10.000 lekë/m2;
– Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 7.000 lekë/m2;
– Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 5.000 lekë/m2;

Subjektet e kategorisë së lojërave të fatit, kazino dhe kazino elektronike që zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (“UPNA” – ish –uzina e Autotraktoreve – Shkozë),përfitojnë rimbursim të pagesava të kryera të kësaj takse, si më poshtë:
– Për zhvendosjen brenda datës 31 Dhjetorit 2012, rimbursohen në vlerën 100% të  pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;
– Për zhvendosjen brenda datës 31 Mars 2013, rimbursohen në vlerën 50% të pagesës së  kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura