“Loja ka mbaruar për Putinin”, Boris Johnson tregon kur mund t’i jepet fund luftës në Ukrainë: Nëse rimarrin brezin e tokës mes…

Feb 1, 2023 | 18:54
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kërkuar nga vendet perëndimore të vijojnë mbështetjen ndaj Ukrainës.

johnson

Komentet Johnson i ka bërë teksa është paraqitur në Këshillin Atlantik, një institut në Uashington DC, për të shtyrë Perëndimin të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Ish-kryeministri thotë se nuk ka “asnjë arsye të mundshme për vonesë” nga vendet perëndimore, disa ditë pasi Gjermania u kritikua nga disa vende për zvarritjen e furnizimit me tanke për Ukrainën.

Aleatët perëndimorë duhet t’u japin ukrainasve mbështetjen që u nevojitet për të përfunduar këtë luftë”, thotë Johnson, duke shtuar: “Le t’u japim atyre ato mjete tani”.

Ai shton se nëse Ukraina është në gjendje të rimarrë brezin e tokës në Ukrainën jugore midis Mariupolit, Donbasit dhe Krimesë, kjo do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës.

“Nëse ata mund të marrin përsëri Melitopolin, Berdianskun dhe Mariupolin, t’i kthejnë ato zona, loja ka mbaruar për Putinin,” thotë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura