Llogaritë për titullin, Reali e fiton në shtëpinë e Uzunit

Apr 23, 2024 | 22:45
SHPËRNDAJE

Reali e ka titullin e sezonit 2023-24 në La Liga gati të fituar pas suksesit kundër Barcelona në “El Clasico” të dielën në mbrëmje. Një rezultat që i ka dhënë një avantazh prej 11 pikësh lojtarëve të Ançelotit me 6 ndeshje të mbetura deri në mbyllje të kampionatit.

 

Real Madrid v Granada CF - La Liga Santander, Spain - 06 Feb 2022

Por në Madrid kanë nisur të planifikojnë dhe ditën e festës. Momenti i duhur është ai në ndeshjen kundër Granadës, në “Nuevo Los Cármenes”. Nëse Reali arrin të fitojë kundër Sociedadit dhe Kadizit dhe Barcelona nuk fiton ose humbet kundër Valencias dhe Gironas, skuadra e Ançelotit do të shpallej kampione të dielën e 12 majit kundër Granadës së Uzunit.

Në fakt, Reali i Madridit mund të shkojë në ndeshjen kundër Alaveshit (e mërkurë, 15 maj) si kampion. Megjithatë ka dhe mundësi të tjera, me Realin që mund të festojë më parë titullin, në varësi të kombinimeve të rezultateve të rivalëve, veçanërisht Barcelonës që është ndjekësja më e afërt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura