Llalla ‘non grata’ në SHBA/ Drejtori i “Zërit të Amerikës”: Vendimi i qartë, duhet të jetë një çështje shumë serioze

Feb 23, 2018 | 15:00
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, duke komentuar ndalimin e familjes së ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla për të hyrë në SHBA, thekson se vendimi është i qartë dhe se duhet të jetë një çështje serioze.

elez biberaj

Biberaj hedh poshtë pretendimet e shprehura nga Llalla se Lu ka dezinformuar me njoftimet që ka dërguar në SHBA, duke pohuar se qeveria amerikane funksionon në mënyrë perfekte.

“Njoftimi është shumë i qartë. Që të ndërmerret një vendim i tillë duhet të jetë një çështje shumë, por shumë serioze. Nuk besoj se ekziston mundësia që të ketë dezinformuar ambasadori. Ai ka kontribuar shumë në këtë vend në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Qeveria amerikane funksionon në një mënyrë shumë perfekte. Që të ndërmerret një vendim i tillë, duhet të ketë kaluar në shumë kanale dhe çështja duhet të jetë mjaft serioze. Vendimi është shumë i qartë”, sqaron Biberaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura