VIDEO/ Mahniti me Interin, SuperBerisha ndal edhe Milanin. Mrekullitë e portierit bëjnë lëmsh garën për titullin në Itali

Apr 10, 2022 | 21:52
SHPËRNDAJE

Torino ka arritur të ndalë Milanin në sfidën e javës së 32-të të Serisë A, me shifrat 0-0, duke ia bërë më të vështirë punën kuqezinjve për titullin kampion.

etrit berisha

Pa dyshim që protagonist kryesor në këtë takim ishte portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili arriti t’i mohonte miqve dy gola të sigurt, duke i hequr mundësinë të festonin.

Kështu Milani vazhdon të jetë në vendin e parë në renditje, me vetëm dy pikë më shumë se zikaltrit, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak që duhet ta luajnë.

REZULTATI:

TORINO 0-0 MILAN

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida.

75’ Tonali merr një top të bukur dhe lëviz mirë brenda zonës, i cili më pas lëshon një goditje, por Etrit Berisha i mohon një gol të sigurt mesfushorit italian

60’ Zhiru tenton të gjejë rrjetën me një gjuajtje, por topi devijohet dhe shkon pa probleme në duart e Berishës.

50’ Mërgim Vojvoda lëshon një gjuajtje me të djathtën, por Menja i mohon golin me një super pritje.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

24’ Kalabria lëshon një gjuajtje me të djathtën, por Etrit Berisha tregohet i shpejtë për t’i mohuar golin miqve.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

Torino (3-4-2-1): Berisha; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukiç, Riçi, Vojvoda; Brekalo, Pobega; Beloti.

Milan (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez; Kesi, Tonali; Selemakers, Diaz, Leao; Zhiru.

RENDITJA:

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura