Zemra nuk mjafton, serbët marrin një pikë në Elbasan

Oct 20, 2017 | 9:10
SHPËRNDAJE

MINUTE PAS MINUTA

Përfundon takimi, Skënderbeu-Partizani i Beogradit 0-0. 

90+1′ Një tjetër rast i rrezikshëm, por topi pasi preket nga Shehi, përplaset në traversë dhe del jashtë.

89′ Fantastik Orges Shehi, i cili eviton një gol të sigurt pas një aksioni të rrezikshëm të sulmuesit Sohuma.

78′ Shumë pranë golit Skënderbeu me Xhejms, por i vëmendshëm portieri Stojkoviç, i cili ishte një hap përpara futbollistit të Skënderbeut.

72′ Jevtoviç provon me një goditje të befasishme, devijimi i Orges Shehit e dërgon topin në goditje nga këndi.

66′ Sabjen Lilaj provon me një gjuajtje nga 40 metra, topi përfundon jashtë kuadratit.

62′ Miletiç ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ E para goditje nga këndi për Partizanin e Beogradit.

60′ Bajram Jashanica nëshkohet me karton të verdhër për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

57′ Soue merr një pasim të bukur nga Lilaj, provon të gjuaj por topi devijohet në goditje nga këndi, e 6-ta për Skënderbeun.

53′ Rast i shkëlqyer për Ali Soue brenda zonës, por ndërhyn mbrojtësi Mitroviç duke larguar topin në goditje nga këndi. Rasti i parë ideal në pjesën e dytë.

50′ Bruno Dita kërkonë të nisë Ali Soue me një top të bukur, por sulmuesi nuk e kupton idenë.

46′ Ka nisur pjesa e dytë, Skënderbeu kërkon golin e avantazhit.

Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu – Partizani i Beogradit 0-0. 

44′ Lilaj provon me një gjuajtje me të majtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

38′ Edhe Sabjen Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

34′ Tavamba i Partizanit të Beogradit ndëshkohet me karton të verdhë.

32′ Skënderbeu kryen një zëvendësim të detyruar, largohet Marko Radas i dëmtuar, në fushë Fidan Aliti.

23′ E pabesueshme çfarë ka shpërdoruar Xhejms Adenij, i cili i vetëm me mbrojtësin e Partizanit, Mitroviç, është vonuar duke i dhënë mundësi këtij të fundit të bëjë një ndërhyrje shpëtimtare.

20′ Gabime të shumta në mesfushë nga të dyja skuadrat.

10′ Bruno Dita tenton me një goditje nga larg, topi përfundon jashtë kuadratit.

7′ Kapiteni Vuliçeviç, provon të befasojë Shehin me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundon në duart e 40-vjeçarit.

6′ Goditja e tretë nga këndi për Skënderbeut, kroson Taku rrezikshëm, por largojnë futbollistët serbë.

4′ Tjetër goditje këndi për Skënderbeun, Taku lëshon një goditje të fuqishme, topi përfundon jashtë kuadratit.

2′ Skënderbeu e nis në sulm, Soue fiton një goditje nga këndi.

1 ‘Ka filluar takimi, topin e parë nga qendra e shkelmojnë korçarët.

Flamuri

Skënderbeu-Partizani 0-0

Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Radas, (Aliti 32′), Vangjeli, Muzaka, Lilaj, Dita, Taku, Xhejms, Soue

Partizani: Stojkoviç, Tavamba, Viliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Souma, Jevtoviç, Bilher, Miletiç, Mitroviç, N.Miletiç

Gjyqtar: D. Stefanski (Poloni)

KV: Lilaj 39′ / Tavumba 34′

Ora 20:35

“Panorama Sport” ka arritur të mësojë se kur duhen edhe 30 minuta të startojë ndeshja, në total janë shitur 7800 bileta.

Biletat

ORA 20:00

Në stadium ka mbërritur edhe ish-presidenti i Barcelonës, Johan Laporta, i cili do të ndjekë sfidën e sotme. Laporta është akomoduar në triubunën VIP të “Elbasan Arenas”.

Laporta2

 

ORA 19:00

Nuk mungojnë as forcat e policisë të cilat kanë “blinduar” stadiumin “Elbasan Arena”.

Policia

Ora 18:40

Kur duhet edhe 2 orë e 30 minuta nga starti i sfidës Skënderbeu-Partizani i Beogradët, tifozët kanë filluar të afrohen në ambientet pranë stadiumit dhe ajo që bie në sy është interesimi i lartë i tifozëve për të siguruar një biletë.

Biletaria

Vetëm një sportel mundëson shitjen e biletave dhe kjo gjë ka krijuar kaos të vertetë duke krijuar radhë të gjata dhe shtyrje të shumta.

Tifozet

 

NGA ELBASANI: VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura