VIDEO/ 4 gola për 1 pikë! Spektakël mes tensionit, Laçi dhe Partizani ndahen në barazim

Apr 28, 2021 | 18:00
SHPËRNDAJE

Është mbyllur në një barazim spektakolar 2-2, sfida mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 30-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2021-04-28 17-17-37-045

Ishte një ndeshje spektakolare ajo në Laç, ku i pranishëm ishte edhe tensioni, teksa vlen të përmendet episodi i ndodhur në fundin e pjesës së parë, kur trajneri i portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi, u godit me një send nga tribuna dhe u shtri në tokë ku mori ndihmën mjekësore.

Të kuqtë kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 9-të, Çinari dërgoi në rrjetë një top të mbetur në zonë, pas gjuajtjes së Bardhit, e cila u prit nga Sherri. Avantazhi zgjati vetëm 9 minuta, pasi në minutën e 18-të Laçi vendosi baraspeshën me Emiljanio Mustën, ndërsa në minutën e 58-të Julian Shehu përmbysi gjithçka. Ishte Stenio Zhunior i cili vendosi baraspeshën në minutën e 79 dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë barazim Partizani mban vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Laçi në vendin e katërt me 50 pikë.

FT| LAÇI-PARTIZANI 2-2

Musta 18′, Shehu 58’/ Çinari 9′, Zhunior 79′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

Akordohen 4 minuta shtesë!

89’ Rast i artë shënimi për Partizanin, me Zhuniorin i cili pas një pasimi të marrë nga Cara, shfaqet i vetëm me portierin Sherri, por ky i fundit ia del ta presë gjuajtjen e brazilianit.

87’ Tjetër zëvendësim te kurbinasit, Marku i lë vendin Bytyqit.

84’ Zëvendësim i dyfishtë te Laçi. Largohen Lushkja dhe Musta, për t’i lënë vendin Mazrekajt dhe Sulovarit.

79’ GOOOOOL PARTIZANI 2-2/ Fantastik Stenio Zhunior, i cili pas një asisti magjik nga Jasir Asani gjuan direkt dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

76’ Lëvizje e bukur e Çinarit, i cili futet në zonë, tenton një top te Bitri, por Sherri e ndal në momentin e fundit.

72’ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Murataj dhe Broja, për t’i lënë vendin Tedi Carës dhe Kristi Kotes.

71’ Rast i artë shënimi për Partizanin, me Jasir Asanin që kroson nga goditja e këndit, gjuan me kokë Belica, por topi shkon jashtë.

66’ Pasiguri e portierit Alen Sherri, të cilit i ikën topi pas një krosimi të Zhunior, gjuan Bardhi direkt, por topi shkon mbi traun e portës.

63’ Teqja me një pritje me këmbë i mohon golin Xhixhës, i cili gjithsesi ishte në pozicion jashtë loje.

56’ Pranë golit Laçi me Harmon që futet në zonë dhe gjuan fort me të djathtën, por pret portieri Teqja, i cili e dërgon në goditje këndi.

60’ Ndërhyrje e gabuar e Deliut në mesfushë, teksa Hamiti nuk e fal, duke e ndëshkuar me të verdhë.

58’ GOOOOOOL LAÇI 2-1/ Përmbys gjithçka skuadra e Duros, teksa këtë herë është Julian Shehu, i cili pas një top të mbetur në zonë nga goditja e këndit, gjuan dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

53’ Mundësi e mirë për Laçin, me Ardit Deliun, i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, pro topi shkon jashtë.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

44’ Pranë golit të dytë Partizani me Stenio Zhunior, i cili merr një top të shkëlqyer nga Çinari, gjuan dhe kalon portierin herri, por topi shkon jashtë.

38’ Pretendojnë për penallti të kuqtë, me Zhunior i cili rrëzohet në zonë pas një dueli me Ignjatoviç. Gjithçka e rregullt sipas Hamitit, i cili vazhdon lojën.


36’ Çfarë rasti për Laçin me Xhixhën, i cili në lëvizje lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

29’ Ndërhyrje e ashpër e Albion Markut ndaj Çinarit, i cili mbetet i shtrirë në fushë. Arbirti Eldorjan Hamiti e fal futbollistin e kurbinasve.

18’ GOOOOOL LAÇI 1-1/ Fantastik Emiljano Musta, i cili pas një krosimi të Markut, i vjedh kohën Esat Malës dhe e dërgon topin në rrjetë. Feston si Kristiano Ronalo.

11’ Gjen golin e dytë Partizani, me Zhunior i cili e dërgon në rrjetë një top të mbetur në zonë, por anulohet, pasi gjyqtari bën me dije se Çinari ka bërë ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Sherri.

9’ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Kroson nga goditja e këndit Jasir Asani, me topin që mbetet në zonë, provon Bardhi, por pret Sherri, aty ku përfiton Çinari, i cili me portën bosh nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.

3’ Mundësi e mirë për Laçin, me Lushkjen që lëshon një gjuajtje të fortë në zonë, por pret Teqja.

1′ Gjen golin Laçi me Deliun, por anulohet për pozicion jashtë loje.

Starton pak minuta me me vonesë sfida, për shkak të disa tifozëve në tribunë të cilët refuzuan të dalin jashtë.

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi : Sherri, Malota, Ignjatoviç, Turkaj, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Harmon, Xhixha. Trajner: Sh.Duro

Partizani : Teqja, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Zhunior. Trajner: I.Daja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura