VIDEO / Ibra shënon në të dy portat, Milani fiton me vuajtje edhe me dy lojtarë më shumë

Oct 23, 2021 | 22:54
SHPËRNDAJE

Milani ka marrë sot një fitore shumë të vuajtur me shifrat 4-2 përballë Bolonjës, në një sfidë të çuditshme ku me 2 lojtarë më shumë rrezikoi të linte pikë përballë ekipit të Mihajloviç.

BOLONJA MILAN

Ndeshja u duk në fillim se do të ishte e thjeshtë për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli, që kaloi në avantazh me Rafael Leaon dhe pastaj pa Soumauro të ndëshkohej me të kuq duke lënë me 10 lojtarë ekipin e  Bolonjës pas vetëm 20 minutash lojë. Kalabria shënoi edhe golin e dytë në pjesën e parë dhe gjithçka po dukej se po shkonte ashtu siç dëshironte Milani.

Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi brenda pak minutash. Ibrahimoviç bëri golashënuesin në portën e gabuar duke shkurtuar diferencën, ndërsa më pas ishte Barrou i cili barazoi shifrat pas një përgjumje të mbrojtjes së Milanit.

Më pas e kishte radhën Soriano të ndëshkohej me të kuq nga Bolonja, duke lënë ekipin e tij në minutat e fundit me 10 lojtarë. Por Milani nuk dukej në gjendje të çante mbrojtjen e ngjeshur të Bolonjës, e cila kishte edhe rastet e veta me kundërsulme.

Situatën e zgjidhi në fund një gjuajtje nga jashtë zonës e Benaser, ndërsa vulën ndeshjes ia vendosi Ibrahimoviç me një goditje perfektë, duke shënuar këtë radhë në portën e duhur për rezultatin 4-2 që ngjit Milanin përkohësisht në kreun e Serisë A.

BOLONJA-MILAN 2-4
49′ (ag) Ibrahimoviç, 52′ Barrou / 17′ Rafael Leao, 35′ Kalabria, 84′ Benaser, 90′ Ibrahimoviç
KK: 20′ Soumaoro, 58′ Soriano


FORMACIONET ZYRTARE –

MIL

BOLONJA – (3-4-1-2): Skorupski; Sumaoro, Medel, Teate; De Silvestri, Domingez, Svanberg, Hikej; Soriano, Arnautoviç, Barrou. Trajner: Sinisa Mihajloviç.

MILAN – (4-2-3-1): Tatarushanu; Kalabria, Kjaer, Tomori, Balo-Ture; Tonali, Benaser; Kastijeho, Kruniç, Leao; Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura