Lista për Vetingun/ Rrëzimi i 8 kandidatëve nga ONM, Totozani: Ja e vërteta

Mar 8, 2017 | 12:02
SHPËRNDAJE

Institucioni i Avokatit të Popullit do duhet të përsërisë edhe një herë procedurën për rihapjen e aplikimeve për kandidatët e komisioneve të vetingut, po ashtu të pranojë plotësimin e dokumentacionit nga kandidatët që kanë aplikuar më parë.

Avokati i Popullit, Igli Totozani
Avokati i Popullit, Igli Totozani

Procedurë kjo e paparashikuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, por e vendosur nga Parlamenti.

“Panorama” u interesua pranë institucionit të Avokatit të Popullit për të mësuar emrat e 8 kandidatëve të vlerësuar negativisht nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, por listat dhe rekomandimet i janë dërguar Kuvendit.

Burimet bënë të ditur se institucioni i Avokatit të Popullit nuk është marrë me listën me 21 kandidatë apo me 8 “të skualifikuarit” nga ONM, por këto rekomandime ia ka dërguar me zarf të mbyllur institucionit të Kuvendit, ashtu siç parashikon ligji për vetingun.

“Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët. Jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti i Republikës, ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, ia dërgon rekomandimet Presidentit, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Nëse Presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura