Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AKU, ja kush e zëvendëson

Oct 2, 2019 | 18:42
SHPËRNDAJE

Është liruar sot nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Agron Hetoja.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë , me propozim të ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi. Në vend të tij do të emërohet Robert Lili.

Capture
Drejtori i larguar Agron Hetoja dhe drejtori i ri Robert Lili

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Agron Hetoja, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), lirohet nga kjo detyrë
  2. Z. Robert Lili emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura