Lirohet nga burgu anëtari i bandës së Gaxhait, u arrestua dy muaj më parë për vrasje! I ka shpëtuar edhe disa atentateve (EMRI)

Apr 23, 2024 | 11:51
SHPËRNDAJE

Gjykata ka liruar nga burgu, anëtarin e bandës së Gaxhait, i cili u arrestua dy muaj më parë. Bëhet fjalë për shtetasin, Armando Sulejmani, ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.

armando sulejmani

“Caktimin si mase sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani ate të “ detyrimit per tu paraqitur ne policinë gjyqësore” cdo dt.7-17 të muajit, ora 11.00, parashikuar nga neni 234 Kodit Pr.Penale . Urdhërohet lirimi i personit nën hetim nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendim të formës së prerë”, thuhet ne njoftim.

Çfarë ndodhi dy muaj me pare?

Më dt.21.02.2024, rreth ores 20:30 gjate patrullimit nga sherbimet e forces se posacme “ Shqiponja” ne lagjen nr.15, Durres në afërsi të universitetit është vëne re i ndaluar një automjet tip “ Mercedes- Benz” me targa AB627IE.

Nga ana e sherbimit është bëre verifikimi i kësaj targe nga salla operative, ku ka rezultuar se kjo targe i perkiste nje automjeti tip “Land Rover”, e cila është denoncuar e vjedhur ne Tirane. Pasi janë afruar këtij automjeti i kanë berë shenjë drejtuesit të tij që të mos levizte nga mjeti, por në keto momente ai ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Pasi ka ecur disa metra ka ndaluar për shkak se rruga ka qenë e bllokuar me një grumbull dheu ndërkohe aty janë afruar punonjësit e policisë, të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, i identifikuar me gjeneralalitetet, Armando Sulejmani, i biri i Ruzhdi dhe Nelfijes, i dtl.23.05.1976, lindur dhe banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit qe i është bëre automjetit te tij tek leva e marshit është gjetur e mbështjelle në qese një kacavide së bashku me disa vida si ato që shërbejnë për fiksimin e targave të mjeteve, ndërsa në bagazhin e këtij mjeti janë gjetur dy targa automjetesh AB273GY .Pasi është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit te Policisë Durrës është bërë identifikimi i metejshëm i targave që kishte të vendosura në automjetin e tij, ky shtetas, të cilat rezultojnë të shpalluara në kerkim nga Drejtoria Vendore e Policise Tirane ne daten 03.11.2023 pasi ato i perkisnin nje automjeti tip “Land Rover” i denoncuar i vjedhur. Ndërsa dy target AB273GY të gjetura në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në përdorim nga shtetasi Armando Sulejmani rezultojne se ishin targat e rregullta te ketij automjeti, i cili rezulton te jete në pronësi të shtetasit Lorenc Zeneli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura