Lirimi i nuses nga burgu, shpërthen vjehrra: Ajo më çoi në djall e tani…

Jul 8, 2017 | 16:24
SHPËRNDAJE

Arjana Stafa, e cila i shpëtoi për pak helmimit nga nusja e djalit të saj, shprehet se ajo duhej të kishte marrë dënim maksimal, pasi ka kryer një veprim shumë të rëndë, që për pak sa nuk u kthye në tragjedi, shkruan “Panorama”.

arjana stafa

42-vjeçarja mohon akuzat e Eldës për abuzim nga vjehrri i saj. Ajo u shpreh dje se këto janë sajime të nuses dhe se nuk ka asnjë mundësi të ketë ndodhur diçka e tillë, duke qenë se gjatë gjithë kohës ka qenë në shtëpi.

“Nuk mund të ndodhte kjo. Burri ishte thuajse gjithë ditën jashtë, merrej me punët. Unë rrija gjithë kohës me nusen në shtëpi. Ajo e ka sajuar këtë. “Këtu nuk ka shtet. Nëse quhet shtet ligjor ky, atëherë nuk di çfarë të them. Ajo më helmoi, më çoi në djall dhe këta e lënë të lirë sikur të ketë bërë heroizëm. Çfarë provash donte gjykata më shumë, apo kur unë të kisha vdekur? Në vend që ajo të ishte në burg dhe të pendohej për veprimet që ka bërë, del nga burgu dhe na akuzon ne tani, sikur jemi ne fajtorë e jo ajo që donte të më helmonte”, shprehet Arjana Stafa.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura