Linda Rei: Pse iu qepa Alba Hoxhës me postime ironike dhe dobësia që kam për Albi Nakon

Sep 20, 2018 | 16:06
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ Linda Rei është një nga personazhet më të komentuara së fundi në rrjetet sociale për faktin se ka bërë objekt të postimeve të saj, koreografin e njohur Albi Nako dhe balerinën e prezantuesen e motit në “Tv Klan”, Alba Hoxhën. Duke qenë se u largua me hatërmbetje nga spektakli “Dance with me”, ndjekësit menduan se diçka mund të kishte ndodhur në paskuinta mes saj dhe balerinës së trupës së Nakos. Për historinë që fshihet pas postimeve të saj thumbuese dhe ftesën e dasmës që pret nga çifti, Linda i zbulon më shumë për “Panorama Plus”.

linda rei

Ke pak ditë që nuk rresht me postime ku duket se i je vënë këmba-këmbës balerinës së “Klan”-it, Alba Hoxhës. Ke ndonjë inat me të?

(Qesh) Histori e vjetër qëkur isha pjesë e “Dance with me”. Mbaj mend që dikush thoshte se kemi një hije, pra, që ngjajmë pak me njëra-tjetrën. Më pas, kur shkurtova flokët, po shikoja veten në foto dhe po mendoja se kush më kujtohet dhe më erdhi në mendje pikërisht Alba. Pastaj, meqë unë jam pak “tarallake” e më pëlqen të bëj humor shpesh (edhe pse humorin tim pak e kapin), e hodha në “Instastory”, duke ngacmuar Albi Nakon. Nejse, unë e kisha kuptuar që kur isha në “Dance with me”, që mes dy pëllumbave po ndërtohej një fole. (qesh)

 

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/linda-rei-pse-iu-qepa-alba-hoxhes-me-postime-ironike-dhe-dobesia-qe-kam-per-albi-nakon/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura