Lind profesioni i ri në Shqipëri, FSHF jep detaje për kursin e parë…

Oct 28, 2019 | 16:18
SHPËRNDAJE

Një profesion i ri po lind në Shqipëri! Bëhet fjalë për profesionin e video-analistit. Ditën e sotme ka nisur kursi i parë, niveli bazik, për këtë profesion të ri.

Video-Analiste-1

Në këtë kurs marrin pjesë 16 trajnerë, të cilët përfaqësojnë klubet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe akademi sportive. Ky kurs për Klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë ofrohet falas nga Federata Shqiptare e Futbollit ashtu si edhe platforma WyScout që është blerë nga FSHF dhe çdo klubi i janë dhënë dy llogari për aksesimin e kësaj platforme.

Video-Analiste-3

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF sqaron se video-analistët pas përfundimit të këtij kursi, do të ndjekin dhe nivelin e avancuar në muajin nëntor dhe më pas do të përdorin dhe WyScout, ku nëpërmjet të dhënave do të ndihmojnë trajnerët dhe ekipin për rritjen e performancës sportive. Të gjithë interesuarit për të marrë pjesë në këto kurse, mund të shkruajnë një letër interesi në [email protected].

profesioni i ri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura