Liliana Hoxha tregon të pathënat: Mehmet Shehun e vranë, Enveri me tha se…

2
SHPËRNDAJE

Në vijim të rrëfimit të saj për gazetën “Panorama”, nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, tregon prapaskenat që bëheshin në majën e kupolës së shtetit komunist pa dijeninë e Enver Hoxhës, por nën regjinë e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

Mehmet shehu

Tashmë, publiciste e njohur, zonja Hoxha ka botuar dhe dy libra, “Tanët” dhe “Pushtimi i brendshëm”, ku ajo tregon marrëdhëniet e komplikuara në familjen Hoxha dhe në Bllokun e drejtuesve të PPSH-së dhe aktivitetin agjenturor në Shqipëri.

Në lidhje me vdekjen e Kryeministrit Mehmet Shehu, zonja Hoxha shprehet se atë e vranë interesat e UDB-së, pasi ishte planifikuar ndërhyrje ushtarake e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës.

liliana

“E vranë në momentin kritik, kur me urdhër të Enver Hoxhës ishte përgatitur mësymja ushtarake në mbrojtje të Kosovës me strateg Mehmet Shehun”- thote ajo per “Panorama”.

Liljana tregon edhe se çfarë i ka thene Enver Hoxha pas kesaj ngjarjeje. Për Enver Hoxhën, vdekja e Mehmet Shehut, e treguar nga goja e nuses së djalit të tij, ishte një gjëmë e madhe.

Intervisten e plote marre nga ARISTIR LUMEZI e lexoni sot ne PANORAMA PRINT

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakGjimshiti: Higuain sulmuesi më i vështirë për t’u markuar, ja çfarë i thashë portierit Brinjoli
Artikulli tjetërKur e humbasin virgjërinë njerëzit në këto vende? Mosha më e madhe është 23

2 KOMENTET

  1. si tallen shtrigat kpmuniste te stalinit liljana,nehmija,rama,ruqi,xhafa etj.ju te mesynit ne kosov ,po nuk kishit buk moj shtrig.po ju e vrat kosoven qe ne tivar.

PËRGJIGJU