Lila: Të gjithë na braktisën, por tani u rikthyem. Ja pse Panuçi më pëlqen kur na flet të gjithëve

Nov 20, 2018 | 22:34
SHPËRNDAJE

Andi Lila për TVSH pas sfidës është shprehur:

bandicam 2018-11-20 22-20-00-675

Fitore e kërkuar si në kohët e vjetra…

Ishte fitore shumë domethënëse në këto momente shumë të vështira për ne. Nuk bëmë lojë spektakolare. Në fund mbahet mend rezultatet. Do të doja që edhe kundër Skocisë të ishte ky rezultat. Duhet të luajmë si Shqipëria, fort në mbrojtje.

Sa vlen kjo fitore?

Ishte fitore morale, duke parë rezultatin në ndeshjen e fundit. Kishim probleme psikologjike, edhe unë i pari që jam nga më të vjetrit. Bëmë një fitore që të tregojmë që ne jemi ende këtu. Uellsi ka lojtarë që luajnë në Premier Ligë. Nëse kalojmë në eufori s’ka vlerë.

Është ky momenti më i vështirë i dekadës së fundit?

Keni shumë të drejtë. Është moment i vështirë. U bë 3 ditë që asnjeri nuk ishte mirë nga ana psikologjike. Ka pasur momente të jashtëzakonisht të mira, por edhe të këqija. Në debutimin tim kemi humbur 6-1 me Rumaninë… Më vjen mirë që fituam.

Duhet të vazhdojmë me Panuçin?

Në ndeshjen me Skocinë dola përpara për Mavrajn sepse mund t’i ndodh kujdo ajo situatë. Ne duhemi edhe në ditë të vështira. Për sa i përket deklaratës së Mavrajt se do të luajmë për trajnerin mund të them se  ne luajmë për Shqipërinë.

Do të ishte mirë që edhe në Shkodër të kishim këtë formacion?

Tani mbrapa mund të themi shumë gjëra. Edhe në Izrael kemi mbajtur shumë topin, por me 2 episode u zgjidh takimi. Në Europian shkuam me 4 gola dhe gjithmonë 0 mbrapa. Kur jemi në situata të tilla, pas ndeshjes, japim të gjithë “pazar”. Ndoshta kjo dtë jetë ndeshja e kthesës.

Ndërkohë, për Supersport Lila deklaroi:

U mblodhëm dhe folëm të gjithë. Panuçi i thotë gjërat në sy, nuk e përton. E thotë para të gjithëve. Ishte një situatë e vështirë, por faleminderit Zotit që u rikthyem këtu, ishte një frymëmarrje për ne, sepse sikur u braktisëm nga të gjithë. Si për ne edhe për trajnerit, ishin ditë të vështira. Nuk kishte dorëzim nga ana e tij, para 2 ditësh ishim katastrofë, ndërsa sot pas ndeshjes gjërat ndryshojnë në futboll për punë ditësh. Nëse futemi në fushë me kokën ulur, i kemi hapur punë çdo skuadre. Ne me 4 gola shkuam në Europian, hiq fitoren me Armeninë, mjaftonte që të mos pësonim mbrapa në mbrojtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura