“Lija e majmunëve është e kontrollueshme”- OBSH thirrje kombeve për reagim të shpejtë: Mund të bëhet endemik në Evropë, s’duhet neglizhuar

May 24, 2022 | 9:53
SHPËRNDAJE

Lija e majmunëve mund të ndalohet, por virusi mund të bëhet endemik në Evropë, nëse shpërthimi nuk parandalohet.

lija majmuneve1

Një drejtuese e lartë Organizatës Botërore të Shëndetësisë u shpreh se situata mund të kontrollohet, teksa u bëri thirrje kombeve të veprojnë shpejtë.

“Duhet të ndalojmë transmetimin nga njeri tek njeriu. Mund ta bëjmë këtë në vendet jo-endemike”, tha mjekia Maria Van Kerkhove.

Megjithatë, ajo paralajmëroi: “Nuk duhet ta neglizhojmë këtë që po ndodh.”

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëroi se lija e majmunëve mund të bëhet endemike në kontinent, nëse transmetimi vazhdon dhe përhapet te kafshët shtëpiake ose kafshët e egra.

lija perhapje

Në 16 vende, përfshirë SHBA-të, Australinë, Kanadanë dhe Spanjën, janë zbuluar raste të virusit këtë muaj.

Danimarka është vendi i fundit që konfirmoi një infeksion tek një burrë që u kthye së fundmi nga Spanja.

“Nëse transmetohet nga njeriu te kafshët dhe virusi përhapet në një popullatë kafshësh, ekziston rreziku që sëmundja të bëhet endemike në Evropë”, paralajmëroi ECDC.

lija majmuneve

Ndërsa Van Kerkhove u shpreh: “Kjo është një situatë e kontrollueshme, veçanërisht në vendet ku po shohim shpërthime në Evropën, gjithashtu në Amerikën e Veriut. Ne mund të ndalojmë transmetimin nga njeriu te njeriu.”

Ajo tha se transmetimi nëpërmjet ‘kontaktit të ngushtë fizik: kontakt lëkurë me lëkurë’ dhe tek shumica e njerëzve të identifikuar nuk ka pasur raste të sëmundjes së rëndë.

mjeke obsh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura