Ligji për Teatrin shkon në Presidencë, çfarë pritet të ndodhë

Sep 25, 2018 | 10:59
SHPËRNDAJE

Ligji për teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit mbërrin në Presidencë.

Sipas infroamcioneve ligji mban të njëjtin numër me të parin edhe pas ndruyshimeve të bëra.

Ligji tek Presidenti shkon me numrin 37 datë 20.09.2018, njësoj si herën e kaluar. Partia Socialiste e konsideron ligj të njëjtë pasi mban të njëjtin numër me të vjetrin.

presidenca

Ndërsa Kushtetuta thotë se vendimi për dekretim ose jo bëhet brenda 20 ditësh.

PD e konsideron të ri ligjin dhe i jep Presidentit të Republikës të drejtën e rikthimit të ligjit. Stafi juridik i presidentit ka nisur shqyrtimin e dokumenteve të përcjella nga Kuvendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura