Ligji i ri për inspektimin, Agim Rrapaj: Po zvarritet prej 2 vitesh, askush nuk po kujtohet për këtë proces

SHPËRNDAJE

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Agim Rrapaj i ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka folur për ligjin i ri për inspektimin në Republikën e Shqipërisë, i cili është i bllokuar dhe ende nuk po merr dritën jeshile nga Qeveria. Rrapaj tha se Shoqatat e Biznesit në Shqipëri ndjehen të shqetësuara pasi procesi ka 2 vjet që ka mbetur në një vend dhe për këtë rast kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama.

“Inspektoriatet shpeshherë kryeministri i ka quajtur grabitqarë, është një proces që ka 2 vite që po zvarritet. U nxorën disa akte nënligjoreqë kërkojnë të rregullojnë procesin, por për mendimin tonë, si biznes nuk i japin zgjidhje problemit, pasi nuk realizohet asnjë nga objektivat që ka kjo refomë. I kemi kërkuar Inspektoriatit Qëndror që të ballafaqohemi me procesin, por askush nuk po kujtohet për këtë proces”-tha Rrapaj.2ab83f4a-48ae-4c65-8621-2dc19671dc96

Një problem tjetër thotë Rrapaj është edhe punësimi i inspektorëve me dy standarde (me kod pune dhe status i nëpunësit civil), teksa thekson se kemi të bëjmë me konflikt interesi ku i njëjti institucion që jep licencën bën kontrollin dhe vë kushtet, duke ulur pavarësinë e inspektorit.

“Ka rezistencë në një proces ku ka një konsensus të gjerë, qeveria me këtë institucion përfaqësohet. Pati kosensusin e zv.kryeministres, ishte proces jo i lehtë, por mbetëm të kënaqur me këtë reformë. Patëm sugjerime edhe nga ndërkombëtarët për të përmirësuar këtë proces, i cili po arnohet për ta coptuar. Me krijimin e disa agjencive pavarësia e inspektorit është ulur më shumë dhe nëse duam këtë proces ta stabilizojmë, duhet që këto shtylla t’i formalizojmë. Këto Inspektorate duke qenë të shumta në numër, mbivendosen dhe rëndojnë mbi biznesin”-tha Rrapaj.

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj tha se Draft-ligji i propozuar nga Shoqatat e Biznesit i japin zgjidhje problemeve, pasi një nga komponentët e tij tregon se projektligji është i suksesshem, ndërsa të tjerët bëjnë arnime që nuk i shërbejnë procesit./ Balkanweb

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.