Liga e kombeve, Ronaldo refuzon ftesën e Portugalisë

Aug 29, 2018 | 12:37
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet që kombëtarja e tij do të zhvilloi ndaj Kroacisë dhe Italisë. Kështu portugezi nuk do të ketë mundësinë të përballet në Ligën e Kombeve kundër shokëve të tij të rinj të skuadrës, ndeshje e programuar për në datën 10 shtator.

C_29_articolo_1233536_upiImgLancioOriz

Ai ka preferuar të qëndroi në Torino për tu stërvitur për Ligën e Kampionëve. 33 vjeçari po krijon volum loje në kampionatin italian por nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës në 2 ndeshjet e para me fanellën bardhezi. Refuzimi i kombëtares është një lajm i mirë për tifozët e Juventusit, por nuk dihet si do ta presin bashkëkombasit e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura