Liga e Kampioneve / Një asist i Agollit çon Karabakun në grupe. Liverpuli kalon pa telashe (VIDEO)

Aug 23, 2017 | 22:47
SHPËRNDAJE

Ansi Agolli do të bëjë realitet ëndrrën e tij për të luajtur në turneun më të rëndësishëm për klube, pasi Karabak ka arritur të kualifikohet në fazën në grupe të turneut edhe pse është mundur sot 2-1 përballë Kopenhagës. Fati e desh që kapiteni i përfaqësueses shqiptare të ishte protagonist i këtij kualifikimi, pasi asisti i tij në minutën e 63-të solli golin e Ndlovu jashtë fushe, që i siguroi pjesëmarrjen në elitën e futbollit europian kampionëve të Azerbajxhanit.

Atletico Madrid v Real Madrid - UEFA Champions League Final

Ndeshjet

Kopenhagë-Karabak 2-1 (0-1)
45′ Santander, 66′ Pavlovic / 63′ Ndlovu

Sllavia Pragë-APOEL 0-0 (0-2)

CSKA Moskë-Jang Bojz 2-0 (1-0)
45′ Shenikov, 65′ Xhagoev

Liverpul-Hofenhajm 4-2 (2-1)
10′, 21′ Xhan, 19′ Salah, 63′ Firmino / 28′ Uth, 79′ Vagner

FCSB-Sporting Lisbonë 1-5 (0-0)
20′ Maranao / 13′ Dumbia, 60′ Akunja, 63′ Martins, 75′ Dost, 88′ Batalja

*Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të para

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura