Librat falas për nxënësit e fillores, Rama nga Vlora: Na vjen mirë që ja dolëm

Sep 2, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama është ndalur sot në një takim me mësues e prindër në qytetin e Vlorës, ku ka pasur mundësinë që të shpërndaje dhe libra falas për disa prej nxënësve.

Rama

“Na vjen shumë mirë që ia dolëm në këtë proces, e që tani kemi mundësinë që edhe një tjetër kontribut të prindërve për familjen e fëmijët ta zëvendësojmë me një kontribut të shtetit. Hap pas hapi, përpjekjet, sakrificat dhe dhimbjet që shoqërojnë reformat po kthehen dhe masat e vështira po sjellin një forcë për shtetin. Duke u ardhur në ndihmë fëmijëve, u bëjmë të mundur familjeve që t’i përdorin për diçka tjetër shpenzimet për libra”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se falë reformave e kontributeve të të gjithëve rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve.

Kryeministri shtoi se  tha se librat e rinj, falas për rreth 190 mijë fëmijë, janë tanimë paketë e re nga Oxfordi, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar kështu malet me gropa të teksteve që për shumë vite lemeritën mësuesit, prindërit e nxënësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura