Librat e Muzikës në Maqedoni, shqiptarët i këndojnë Milkës dhe Goces!

Sep 4, 2015 | 16:46
SHPËRNDAJE

Lidhja e pedagogëve të muzikës shqiptare në Maqedoni sërish ka ngritur zërin për gabimet e shumta në tekstet shkollore të muzikës. Ata thonë se tekstet janë kryekëput me autorë dhe vepra maqedonase, pa asnjë shqiptar, ndërsa edhe këngët e përkthyera në shqip nuk i përshtaten notave në pentagram.

GOZE-640x360
Adem Ymeri nga Lidhja e Pedagogëve Shqiptarë të Artit Muzikor thotë se prej vitesh nxënësve shqiptarë u imponohet të mësojnë këngë të përkthyera nga gjuha maqedonase, si dhe për kompozitorë dhe interpretues të huaj.

“Prindërit dhe të gjithë e dinë se ne këto libra nuk i kemi pranuar prej në fillim, por ndonjë nxënës merr këtë libër pasi edhe ashtu i ndanë MASH-i dhe ne rastësisht e përdorim këtë libër vetëm kur është në pyetje ndonjë kompozitor botëror. Kompozitorët shqiptarë nuk ekzistojnë në këto libra, as këngët shqiptare nuk ekzistojnë. Është shumë e çuditshme kjo punë, pas 20 viteve tash ne kemi problem shumë qesharak, ironik, nuk di çfarë fjalë të përdorë!” u shpreh Adem Ymeri, Lidhja e Pedagogëve Shqiptarë të Artit Muzikor.

Ymeri thotë tekstet e tilla shkollore janë një diskriminim kulturor dhe se për to nuk janë konsultuar ekspertët.

“Këngët popullore dhe ato për fëmijë maqedonase, me autorë maqedonas janë në rregull për palën maqedonase. Përkthimi që është tek tekstet, tek këngët maqedonase nuk ekziston metrika, nuk ka ritmikë, në nota ekziston ritmi dhe melodia por ndër to kur kanë zëvendësuar dhe kanë shtuar në gjuhën shqipe tekstet ato janë vetëm për t’i lexuar,” deklaroi Adem Ymeri, Lidhja e Pedagogëve Shqiptarë të Artit Muzikor.(INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura