Liberalizimi i vizave, Mogherini të enjten viziton Prishtinën

May 3, 2016 | 16:39
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini do të qëndroj në Prishtinë të enjten. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

21D25505-BD1C-4C2B-922E-0FD35C375B08_cx0_cy17_cw0_w987_r1_s_r1

Në një komunikatë për media thuhet se “kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret t​ë enjten në Prishtinë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini”.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zonja Mogherini, thuhet se do të diskutojnë për proceset euro-integruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Vizita e zyrtares së lartë evropiane është paralajmëruar të ndodhë një ditë pasi që Komisioni Evropian të jap rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura