Lëvizjet në polici, debate në Komisionin Hetimor

Apr 30, 2014 | 14:40
SHPËRNDAJE

Komisioni hetimor për shkarkimet në polici
TIRANE- Debate ne Komisionin Hetimor për lëvizjet në polici. Kryetari i Komisionit Hetimor, deputeti i PD, Arben Ristani në emër të anëtarëve të partisë së tij, kërkoi vijimin e hetimeve dhe këqyrjen e një prove të re, e cila sipas tij eshte thelbësore për objektin hetimor të komisionit. 

Fjala eshte per nje material te vitit 2014, te hartuar nga ish drejtori i Pergjithshem i asaj kohe, Bajram Ibraj, qe sipas PD inkriminon disa ish shefa policie te asaj kohe, te shkarkuar dhe te rikthyer se fundmi ne detyre.

Ristani ka deklaruar se në polici janë rikthyer persona të larguar për implikime në krime dhe për këtë arsye kërkoi që opozitës t’i vihet në dispozicion një dokument i vitit 2004.

Ekzistencen e kesaj shkrese e ka konfirmuar deputeti i PS-se, Pjerin Ndreu, duke thene se eshte urdheruar nga nje ish minister i majte qe trafikonte viza dhe qe donte te njolloste eliten e policise se asaj kohe.  “Te gjithe ata police kane fituar gjyqet”- tha ai.

Por, deputeti i PS-se, nënkryetar i komisionit, Taulant Balla ka kerkesa e sotme e opozites nuk ehste e mbeshtetur ne ligj e as ne rregullore.

Balla ka kërkuar mbylljen e hetimeve dhe fillimin e punës për hartimin e deklaratës përfundimtare të komisionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura