Sulmuesi i Kombëtares, Florian Kamberi është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Uinterthur në kampionatin zvicerian.
27-vjeçari nis kështu një aventurë të re pas përfundimit të huazimit në Angli te Shefilld Uensdei ku luajti përgjatë sezonit të shkuar.
Ka qenë vetë klubi zvicerian që e ka bërë publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Facebook” ku kanë treguar eksperiencat e mëparshme të sulmuesit kuqezi dhe i kanë uruar atij mirëseardhjen në skuadër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al