LETRA/ Zv.Rektori akuzohet për plagjiaturë, Dhori Kule i përvishet Mynyr Konit: Ti mbajtës i vulës …

Nov 2, 2018 | 14:18
SHPËRNDAJE

Me një replikë të fortë, dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UT, Dhori Kule i është përgjigjur rektorit të UT-së, Mynyr Koni, pas një shkrese më të cilën, ky i fundit kërkonte nisjen e procedurave për verifikim pas akuzave për plagjiaturë në adresë të profesorit dhe Zv.rektorit të UT, Bernard Dostit.

kule-koni

Shkresa me firmën e Konit, si rektor i UT-së, i ka mbërritur dekanit Kule, e pas kësaj, ai i ka dërguar një përgjigje të gjatë, ku i cilëson mes të tjerash akuzat ndaj profesorit shpifje të ulëta, ndërkohë që rektorit, të cilin nuk e cilëson asnjëherë me ofiqin që ka, por vetëm me Z.Koni, i kërkon të sillet në mënyrë të ligjshme, e të mos qëndrojë në ballë të atyre që cenojnë dhe baltosin UT.

“Kushdo që e lexon artikullin, që përmend Z.Koni të adresuar në këtë shkresë, sikur edhe klasën e parë të shkollë fillore të ketë përfunduar, e kuptn se “akuza” për plagjiaturë ndaj prof. Bernard Dostit, zv.rektor i UT dhe një personalitet me integritet të plotë moral e profesional, nuk është gjë tjetër veçse një shpifje e rëndomte, të cilën me të drejtë prof.Dosti nuk denjoi ta merrte në konsideratë”- shkruan Kule ne pergjigjen e tij.

Me tej, Kule shkruan: ‘Natyrisht, është në detyrimin dhe përgjegjësinë e z.Koni, përderisa në shkresë vendos vulën e UT, që të jetë sa më konkret se nga vjen akuza. Në cilin ligj, apo akt nënligjor e ka gjetur këtë kompetencë për të kërkuar nga dekani i FE për të filluar atë që paska dëshirë z.Koni? Cfarë procedure ke parasysh?”

LETRA E DHORI KULES

LETRA DEKANI FAQJA 1 copy

Drejtuar: Anëtarëve të Rektoratit të UT

Kolegë, anëtarë të Rektoratit të UT,

Bashkëngjitur ju përcjell shkresën nr. 4886 prot.,datë 26.10.2018 të Z. M. Koni ku është vendosur vula e UT.

Nuk përbën surprizë tashmë asgjë që shpërndahet në formën e shkresave apo veprimeve të paligjshme që për Z.Koni janë e vetmja mënyrë veprimi dhe komunikimi të konfirmuara tashmë nga institucionet që ligji i ka ngarkuar me kompetencën e verifikimit të legjitimitetit të veprimeve të organeve të autoriteteve drejtuese në IAL.

Kushdo që e lexon artikullin, që përmend Z. Koni të adresuar në këtë shkresë, sikur edhe klasën e parë të shkollë fillorë të ketë përfunduar, e kupton që “akuza” për plagjiaturë ndaj Prof. Bernard Dostit, Zv, Rektor i UT dhe një personalitet me integritet të plotë moral e profesional, nuk është asgjë tjetër veçse një shpifje e rëndomtë, të cilën me të drejtë z. Dosti nuk denjoi ta merrte në konsideratë.

Koni shkuan për deklarata e bëra në media, për minimumin e seriozitetit të komunikimit, kur në Shqipëri kanë aktivitet mbi 300 subjekte mediatike, duhet të tregojë, se cila media e ka akuzuar? Është vetë media me për me personelin e vet apo ndonjë informacion i specializuar në këtë fushë, ësthë subjekt individual përfaqësuesi i ndonjë institucioni që ka tagër të tillë, apo subjekt individual pa asnjë lidhje me ndonjë institucion për ushtron të drejtën për të komunikuar në media apo portale të ndryshme etj.

Natyrisht, është në detyrimin dhe përgjegjësinë e z.Koni, përderisa në shkresë vendos vulën e U, që të jetë sa më shumë konkret se nga vjen akuza.

LETRA DEKANI FAQJA 2 copy

 

Në shkresë i drejtohet dekanit të FE duke shkruar se “… ju kërkoj fillimin e procedurave..”

Në cilin ligj apo akt nënligjor e ka gjetur këtë kompetencë, për të kërkuar nga dekani i FE, për të filluar atë që paska dëshirë Z. Koni?? Çfarë procedure ka parasysh?

Duke qenë specialist në fushën e ekonomisë dhe të drejtimit , jam përpjekur shpesh t’i shpjegoj z.Koni që të ketë të qartë ndryshimin ndërmjet drejtimit dhe komunikimit. Komunikimi është instrument i drejtimit dhe jo e kundërta. Megjithatë, mënyrë se si është prezantuar shkresa e Z.Koni, indirekt le të nënkuptohet për  porositësit potencialë të akuzës që shkruan Z.Koni.

Kam detyrimin dhe përgjegjësinë institucionale dhe profesionale, si pedagog dhe drejtues në nivele të ndryshme të strukturave të UT, të vazhdoj t’i kërkoj z. Koni që të ndërpresë qëndrimet dhe veprimet e tij kundër interesave të UT dhe personelit të nderuar të këtij institucioni me të cilin me të drejtë krenohen shqiptarët.

Dënoj me ashpërsi tentativën e z.Koni për të cënuar personalitetin dhe integritetin shembullor të Prof. Bernard Dostit, të cilin e vlerësoj si një model të figurës së pedagogut dhe një drejtues të ri mjaft të suksesshëm dhe efiçent në përgjegjësitë që i ngarkon.

Nëse Z. Koni nuk do të kishte mënjanuar dhe penguar Prof. Dostin si Zv. Rektor në ushtrimin e përgjegjësive dhe shfaqjen e aftësive profesionale e drejtuese, jam i sigurt se z. Koni nuk do të rrëshqiste në shkeljet e rënda dhe flagrante të ligjit, të konstatuara tashmë zyrtarisht.

Verifikoj me kënaqësi, se në ato pak aktiviteti që i janë ngarkuar Prof. Dostit, kanë qenë të suksesshme.

Z. Koni duhet të kuptojë se aftësitë profesionale të Prof. Dostit duhet të shfrytëzohen me efiçencë të administratës se rektoratit dhe të ngarkohet vetëm me firmosjen e shkresave që kërkojnë verifikimin e dokumentacionit, punë që mund ta bëjë çdo person në administratën e rektoratit, përfshi dhe rojet tek dera e godinës.

Me gjithë këtë qëndrim të Z. Koni, kultura familjare dhe profesionale e Prof. Dostit shfaq dukshëm epërsinë në këtë raport.

Në përfundim vazhdoj t’i kërkojë Z. Koni që të sillet në mënyrë të ligjshme e qytetarë dhe të mos bëhet palë me ata që cenojnë padrejtësisht Universitetin e Tiranës dhe stafin e tij dhe për me tepër të mos jetë vetë në ballë të kësaj veprimtarie, por të sillet qoftë edhe një ditë si autoritet që vepron dhe respekton ligjin e UT.

LETRA DEKANI FAQJA 3 copy

Nisur nga deklaratat e bëra ditët e fundit në media në lidhje me Z. Bernard Daodti, personel akademik në Departamentin e Ekonomiksit në Fakultetin e Ekonomisë, aktualisht Zv. Rektor i Universitetit të Tiranës, në cilësinë e autoritetit drejtues të njësisë kryesore, ju kërkoj fillimin e procedurave për vërtetimin e vërtetësisë mbi akuzën për plagjiature në artikullin e botuar si autorë i parë nga zoti Bernard Dosti, me titull: Financimi individual kundrejt “Pay-As-You-Go”, në revistën Sociale Ekonomike tremujore, Viti XVIII, Nr. 4 (73) (Tetor-Dhjetor 2012).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura