Letra pikëlluese e një pensionisti që humbi bashkëshorten nga koronavirusi, i drejtohet fqinjëve: Është e dhimbshme…

Apr 3, 2020 | 20:15
SHPËRNDAJE

Një burrë i mbetur i ve, me zemër të thyer, që humbi gruan e tij nga koronavirusi, me të cilën kishte 50 vjet, ka shkruar një letër duke paralajmëruar fqinjët të qëndrojnë në shtëpi, sepse sëmundja “nuk bën dallime”.

26775610-8183849-Allen_Pattrick_75_from_Reading_Berkshire_was_left_devastated_whe-a-24_1585930185509

Allen Pattrick, 75 vjeç, nga Reading, Berkshire, vuajti shumë kur Jennifer, 79 vjeç, vdiq të martën, një ditë pasi u dërgua në spital me ambulancë.
Mbesa e tij, Ameerah Ali, 24 vjeç, ndau në “Facebook” një fotografi të letrës që ai iu dërgoi fqinjëve të tij për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e sëmundjes.

Jennifer vuante nga disa probleme shëndetësore dhe kishte shkuar në spital për dializë tri herë në javë prej një dekade. Ajo nuk pati temperaturë kur u dërgua në spital, por ndërroi jetë të martën, u tha Pattrick fqinjëve të tij.

“Gruaja ime ishte një në një milion, por koronavirusi e njohu atë si një nga 253 njerëzit që vrau të martën e kaluar”, ka shkruar ai.

“Vdekja nga koronavirusi nuk është një tranzicion paqësor për të vdekur. Është një proces i zgjatur dhe i dhimbshëm deri në fund dhe paqja vjen vetëm pas frymës së fundit të dhimbshme”.

Ai e përshkroi COVID-19 virus që nuk bën dallime dhe si një vizitor të padëshiruar dhe të urryer. Allen iu kërkoi fqinjëve të tij të ruanin veten, duke qëndruar në shtëpi. “Ju lutem, rrini brenda shtëpive tuaja. Kjo nuk do të garantojë sigurinë tuaj, por ju jep juve dhe familjes suaj një shans më të mirë”.

26764568-8183849-image-a-8_1585924450531

Thirrja e tij vjen kur Mbretëria e Bashkuar njoftoi 684 vdekje më shumë nga koronavirusi sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,605 vetë. Numri po rritet çdo ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura