Letra për Vlahutin, Komisioneri i Zgjerimit falënderon Ismail Kadarene

May 11, 2017 | 10:19
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka falenderuar publikisht shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare për letrën që i ka dërguar ambasadores së BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin.

hahn

“Faleminderit të madhit kadare_ismail për mbështetjen e ambasadores së BE-së në Shqipëri Vlahutin. BE punon shumë për të gjithë njerëzit në Shqipëri”, shkruan Hahn në faqen e tij në tëitter.

Komisioneri i Zgjerimit i referohet letrës së djeshme që Kadare i shkroi ambasadores, pas fyerjeve dhe sharjeve të Kastriot Myftarajt.

LETRA E KADARE

Letër për Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Shqipëri

E nderuara Zonjë,

Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar.

Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.

Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapêrcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë.

E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacënueshme.

​​​​​​Ismail Kadare​

​​​​​​Paris, 10 maj 2017

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura