Lëkundjet e forta të tërmetit, Ministria e Mbrojtjes jep të dhëna për situatën në vend: Pasgoditje, nuk ka të lënduar

Jan 28, 2020 | 22:07
SHPËRNDAJE

Ministria e Mbrojtjes informon se nga lëkundjet e forta të tërmetit që goditi vendin mbrëmjen sotme, nuk raportohet për persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Në një njoftim për mediat, Ministria bën me dije se lëkundja ishte me magnitudë 4.9 rrihter, me thellësi 7 kilometër dhe epiqendër në fshatin Bupq.

termeti cop

Sipas Ministrisë lëkundja ishte paslëkundje e tërmetit të fortë të 26 nëntorit dhe dridhjet e tokës janë ndjerë në bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier Vlorë Shkodër dhe Lezhë.

Po ashtu lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Korçë e Pogradec.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura