“Lekët se të vrava”/ Durrsaku kërcënon me pistoletë lodër rojen një parkingu

Jan 14, 2018 | 14:12
SHPËRNDAJE

Një 32 vjeçar është arrestuar ditën e djeshme pasi akuzohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër ka kërcënuar dhe i ka grabitur një sasi të konsiderueshme parash një 64 vjeçari.

Policia-shqiptare_0

Shtetasi me iniciale H.B banues në Arapaj të Durrësit  i ka vjedhur një sasi eurosh një punonjësi roje privat në një parking.

Njoftimi i policisë:

 

Më datë 13.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.B, vjeç 32, banues në fshatin Arapaj, pasi në lagjen nr. 4, nën presionin e armës pistoletë lodër, i ka vjedhur nje shume lekesh dhe eurosh shtetasit Y.SH, vjeç 64 banues në Durrës, me punë roje parkingu. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe lekët. Neni 139 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura