Legalizimet, 544 pronarët që marrin 253 milionë lekë

Mar 27, 2015 | 15:58
SHPËRNDAJE

Vendimi i qeverisë për kompensimin e pronarëve të shpronësuar

Përfituesit në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër e Kukës

Qeveria ka marrë vendimin për kompensimin e pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale.
Gazeta boton ditën e sotme emrat e 544 familjeve, që do të marrin paratë për truallin, në masën 57% të vlerës së përgjithshme. Për kompensimin e tyre do të ndahen 253 milionë lekë. Vendimi për ndarjen e këtij fondi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, përfituesit i takojnë qarkut të Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Kukësit. Me ndryshimet që u bënë vitin e kaluar në ligjin për legalizimin, për pronarët e shpronësuar adresohet 70% e fondit të arkëtuar nga procesi i pajisjes me leje të qytetarëve që kanë ndërtuar në tokë shtet dhe tokë me pronarë. Këta të fundit kanë “detyrimin” për të paguar për truallin e zënë me lehtësirat dhe reduktimin që parashikon ligji i ri. Kështu, këto familje e përfitojnë tokën me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 mijë lekë metri katror për zonat urbane dhe 1500 lekë për komunat. Gjysma e shumës së faturuar mund të paguhet me letra me vlerë, sakaq për pagesat e menjëhershme, pra brenda 45 ditëve nga marrja e faturës, aplikohet zbritja prej 20%. Të ardhurat që mblidhen nga ky proces, në pjesën dërrmuese, pra 70%, përdoren për pronarët dhe 30% shkojnë për llogari të ALUIZNI- t, për mbulimin e shpenzimeve operative. Kompensimi i pronarëve të truallit bëhet pasi është realizuar shpronësimi i tyre me vendim qeverie, ku toka u ka kaluar atyre që kanë ndërtuar pa leje. Këta të fundit, pasi shlyejnë pagesën dhe lidhin kontratën te noteri, pajisen me leje legalizimi. Kjo praktikë pasohet më tej nga regjistrimi në Hipotekë i parcelës ndërtimore në emrin e tyre.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura