Legalizimet, 1220 familjet që marrin tapinë në Durrës

May 3, 2016 | 15:51
SHPËRNDAJE

LegalizimetNdryshimet ligjore, pagesa e truallit jo kusht për marrjen e lejes

Janë 1220 familje në Durrës, që kanë gati lejen e legalizimit. ALUIZNI ka publikuar dje listën e përfituesve të rinj. Qytetarët që kanë emrin në listë kanë gati lejen dhe mund të paraqiten pranë sporteleve të agjencisë për ta tërhequr atë. Në bazë të ndryshimeve të miratuara nga qeveria në fund të muajit dhjetor, shlyerja e pagesës nuk është parakusht për marrjen e tapisë.

Familjet do të kenë mundësi të legalizojnë objektin edhe nëse nuk likujdojnë paraprakisht shumën që u është faturuar për parcelën ndërtimore. Ajo që ndodh më vonë është se humbasin mundësinë për të përfituar nga lehtësirat që aplikohen brenda afatit 40-ditor. Sakaq, pas kësaj praktike, dosja depozitohet në Hipotekë nga ALUIZNI dhe regjistrimi i tokës bëhet me hipotekë ligjore deri në likuidimin e pagesës nga ana e qytetarit.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura