LDK: Ratifikimi i marrëveshjes kontribuon në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës

Mar 21, 2018 | 23:27
SHPËRNDAJE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kontribuon në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje kontribuon në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

LDK-ja dëshmojë si gjithherë se interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj janë mbi të gjitha.

ldk-2

LDK-ja pret që në ditët në vijim institucionet e BE-së të ndërmarrin hapat e nevojshëm që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Fundi i kësaj tematike mundëson që debati në shoqëri dhe institucionet e Kosovës të përqendrohet në jetën e qytetarëve, në arsim, shëndetësi, bujqësi, biznes dhe integrime evropiane.

LDK-ja do të shpalosë së shpejti para qytetarëve të Kosovës platformën e saj për konsolidimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik dhe për integrimet euro-atlantike.

LDK-ja, me mbështetjen e partnerëve të saj në EPP, do të realizojë misionin e nisur nga Presidenti Rugova për një Kosovë të integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura