LAZARATI/ Zbulohet arsenali i armëve që u përdor kundër Policisë, vendi 50 metra larg vrasjes së efektivit të RENEA-s (VIDEO)

Jul 3, 2015 | 17:44
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rreth 9 ditë pas vrasjes së efektivit të forcave RENEA në Lazarat, Ibrahim Basha, policia deklaron se ka zbuluar arsenalin e armatimit që u përdor kundër forcave të rendit mbrëmjen e 24 korrikut. Mësohet se armët janë gjetur të fshehura pranë një pusete, në afërsi të vendit ku u sulmuan forcat RENEA.

Arsenali i armeve i zbuluar ne Lazarat

Në një njoftim për mediat pasditen e së premtes, policia deklaroi se pas gjetjes se armatimit 50 metra larg vendit të sulmit, po punohet për kryerjen e ekspertizës shkencore lidhur me zbulimin e autorëve të tyre.

“Brenda pusetes jane evidentuar arme te tenda e te lehta dhe municione luftarake. Grupi hetimor ka mbritur ne vendngjarje . Po punohet per nxjerrejn administrimin dhe perpunimin shkencore te armatimit te gjetur dhe perdorur mga banda kriminale Aliko &Co, ne sulmin e dates 24.06.2015, ndaj policise ku u vra ne krye te detyres oficeri i RNEAS Ibrahim Basha”,-thuhet në njoftimin për mediat.

Pas sulmeve në Lazarat, policia ka arrestuar 12 persona, përfshirë edhe dy vëllezërit Aliko, ndaj të cilëve një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën ‘arrest me burg’.


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura