Lazarat, largohen qindra efektivë policie

Jun 30, 2014 | 17:34
SHPËRNDAJE

Forcat speciale gjatë kontrollit në fshatin Lazarat

LAZARAT- Policia e Shtetit, ka reduktuar prej mëngjesit të së hënës, prezencën e vet në fshatin Lazarat. Nisur nga krehja pothuajse totale e të gjithë zonës, ku ka mbetur shumë pak pa u verifikuar, krerët e operacionit policor kanë vendosur reduktimin në masën 50% të prezencës policore në Lazarat. Ndonëse jo zyrtare, nga terreni bëhet e ditur se nga Lazarati janë larguar 300 trupa të terrenit. Këto forca, i përkasin FNSH dhe Delta Force të cilat janë konsideruar përgjatë 2 javëve të operacionit në terren, si elitare në vijën e parë të sulmit në datat 16-17-18 qershor. Në hotelet ku kanë qenë akomoduar forcat policore, ka mungesë të prezencës së tyre. Vendet e policëve të tërhequr në repartet nga vinin, janë zëvendësuar prej efektivave të Policisë Rajonale të Gjirokastrës në masën 35%. Në operacionin e Policisë së Shtetit të nisur në 16 qershor, u angazhuan fillimisht, 400 forca, por në ditën e dytë dhe të tretë, u kërkuan përforcime duke u rritur ndjeshëm numri i tyre. Piro Nase

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura