Lamtumirë ndërrim ore! Komisioni Europian merr vendimin e papritur

SHPËRNDAJE

Pas një sondazhi online për ndërrimin e orës në atë të dimrit dhe të verës, ku shumica e qytetarëve është shprehur kundër, Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Europian shprehet se rregullorja do të shfuqizohet, raporton “DW”.

ora ndryshim

Së shpejti nuk do të duhet më të përgatitemi për kohën e dimrit dhe atë të verës përmes orës. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një intervistë për  programin e mëngjesit të televizionit gjerman ZDF është shprehur, se pasi shumica e qytetarëve i ka thënë jo ndërrimit të orës, Komisioni Europian do të propozojë heqjen e këtij rregulli.

“Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë.”

Që këtë të premte Komisioni do të marrë vendimin përkatës. Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës, tha Juncker.

Jean-Claude Juncker Präsident der Europäischen Kommission (picture-alliance/dpa/B. Lawless)

Në një sondazh online, ku morën pjesë 4,6 milionë e qytetarëve të BE, shumica janë shprehur për mosndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe atë të verës. 3 milionë pjesëmarrës në sondazh ishin nga Gjermania. Aktualisht në të 28 vendet anëtare të BE dhe vende të tjera të Europës dy herë në vit kemi ndërrimin e orës. Qëllimi i ndërrimit të orës ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji, por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar.

la/(dpa,zdf)

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakDaja paralajmëron: Do të ketë afrime në orët e fundit të merkatos
Artikulli tjetërEuro kap nivelin më të lartë që prej 13 qershorit, ja pse po ndodh kështu tani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.