“Lali bëri histori”/ Ronela Hajati i rikthehet performancës në Eurovision dhe zbulon çfarë planesh ka për Festivalin e Këngës! Ironizon hapur “Sunny Hill” (FOTO)

Aug 8, 2022 | 10:04
SHPËRNDAJE

PANORAMAPLUS.AL/ Pavarësisht kritikave dhe komenteve negative që ka marrë, Ronela Hajati do ta përfaqësonte Shqipërinë edhe “5 herë” të tjera në Eurovision.

Kështu është shprehur vetë këngëatrja gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Pjesa më e madhe e pyetjeve kishin lidhje me Eurovision apo Festivalin e Këngës, ndërsa Ronela nuk ngurroi të përgjigjej. Teksa u pyet për festivalin “Sunny Hill” ku performuan shumë kolegë të saj, ajo nuk e kurse ironinë.

Disa nga pyetjet:

A do ta bëje edhe një herë Eurovisionin?

-Edhe 5 herë.

Si e ke syrin për Fesivalin e Këngës?

-Këtë vit unë në fakt më duhet të dorëzoj trofeun fituesit të raadhës! Por nëse do të performoj “Sekret” live me orkestër këtë vit e di që do më kapë e qara.

Thuaji ndonjë shoqërie këngëtar/e për të marëë pjesë në Festivalin e Këngës këtë vit.

-Thoni çtë doni lali bëri histori! Kam ndjesinë që do ketë super-artistë dhe materiale shumë të mira këtë vit.

Duhet të kishe qenë e ftuar në “Sunny Hill Festival”

-S’jemi në atë nivel akoma.

Ronela Hajati i shpall fituese e Festivalit të RTSH-së këtë vit, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. Këngëtarja nuk arriti të shkonte deri në finale, madje performanca e saj u kritikua shumë në rrjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura