EMRAT/ Konflikt për motive banale, pronari i lokalit qëllon për vdekje me klientin

Dec 9, 2019 | 18:37
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmje e sotme në Kavajë, ku pronari i një lokali ka qëlluar për vdekje klientin.

policia

Mësohet se viktimë ka mbetur 29-vjeçari i identifikuar si Marius Ismaili, ndërsa është vënë në pranga edhe autori i ngjarjes, Xhevdet Leçini, 60-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një sherri banal, nën efektin e alkoolit, ku në konflikt e sipër, 60-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu të riun, duke e lënë të vdekur në vend.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kavajë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu, të cilën e posedonte me leje, shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

1 Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura